26.11.12

Loje - Bëni një udhëtim 360 gradë me Formula 1



Vendosni rripin e sigurisë, sepse Making View ka krijuar videon e parë në botë 360 gradë të një makine të Formula në pistën Rudskogen në Norvegji.

Videoja është xhiruar duke përdorur kamerën ViewCam 360, një lente sferike dhe teknologji që iu mundëson shikuesve ta shohin videon në çdo drejtim, shkruan Portali Krokodili.com.

Është e lehtë për ta kontrolluar, vetëm klikoni në video dhe lëvizni mausin në drejtime të ndryshme ose me butonat e shigjetës në tastierën tuaj dhe mund ta ndaloni me butonin e hapësirës. Klikoni në ikonën e ekranit të plotë për pamje maksimale.

Making View është një veterane në krijimin e këtyre pamjeve 360 gradë, por tani po teston videot me kamerën e saj ViewCam 360 gradë në bashkëpunim me Red Bullin për këtë shfaqje teknologjike. Jo vetëm që videoja është në cilësi të mirë nga të gjitha këndet, por zhurma e makinës është origjinale. /albinfo24.com