Mourinho gjithmonë siduket ka për të kritikuar diqka, por humbjen e pranon.”Kush luan të mërkurën në Champions nuk duhet të luajë të shtunën. Janë të tjerët ata që kontrollojnë kalendarin por jam unë ai që flas gjithmonë, si me arbitrin kundër Manchester. I keqi jam unë gjithmonë”.
Këto janë fjalët e Jose Mourinhos pas humbjes së djeshme në Sevilla kundër Betis me rezultatin minimal 1-0.
Por “Special One” pavarësisht pakënaqësive me arbitrin e ndeshjes për një gol të anulluar të Benzema dhe një penalltie të paakorduar nuk ka harruar të komplimentojë vendasit e Betis.
“Komplimentova lëojtarët e Betis pasi dhanë shpirtin në fushë nga minuta e parë deri tek e fundit. Betis luajti më mirë se Reali, kjo edhe falë ndihmës së arbitrit. Gjithsesi ata e merituan fitoren”, u shpreh Jose Mourinho