24.11.12

KELLY BROOK: “UNË I SHPËRQENDROJ NJERËZIT ME GJOKSIN TIM”


“Unë i shpërqendroj njerëzit me gjoksin tim. Mund të them se kushdo është i fokusuar tek ato”. Kështu e nis intervistën për “The Sun” bukuroshja Kelly Brook.
32 vjeçarja, e cila është në një lidhje me futbollistin Thom Evans e në të kaluarën ka pasur histori me dy aktorët Billy Zane e Jason Statham, e di që format e saj trupore janë gjëja e parë që tërheq meshkujt, por ajo mohon se është “skllave” e të dukurit sa më mirë.
“Nuk preferoj të bëj makiazh, vetëm sepse kur të dal është një fotograf që më pret për të kapur nga mua ndonjë pozë të veçantë. S’dua të jem skllave e kësaj. Kam qejf gjithmonë të jem sa më shumë natyrale e kjo është edhe arsyeja përse njerëzit më pëlqejnë. E kam gjithçka natyrale, nga flokët, tek gjoksi dhe i gjithë trupi”, shprehet Kelly Brook.Por e verteta është se teksa shikon fotografitë e saj të gjithë meshkujt sytë i shkojnë tek...