2.11.12

Durrës, hidhet nga kati i katërt bashkë me të bijën, vdes 31-vjeçarja


Durrës, hidhet nga kati i katërt bashkë me të bijën, vdes 31-vjeçarja

DURRES – Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një 31-vjeçare është hedhur nga kati i katërt i një pallati, bashkë me të bijën 6-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës ‘Adem Reka’, në lagjen 16 në Durrës. 

Nënë e bijë u transportuan menjëherë në spitalin e Durrësit, prej nga mësohet se vogëlushja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa gruaja nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital, disa orë më vonë. 

Burime nga policia bënë të ditur se fillimisht është parë duke rënë vajza E.Dhaskali dhe më pas është hedhur edhe nëna e saj, Elona Dhaskali. Momentalisht nuk dihet nëse vogëlushja është hedhur vetë apo e ka shtyrë e ëma, ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë. 

Nga të dhënat e para të policisë mësohet se Elona Dhaskali ishte e divorcuar dhe vuante nga probleme mendore. Nënë e bijë ishin nisur drejt kopshtit të vogëlushes, por kanë ndërruar rrugë duke u ngjitur në katin e katërt të një pallati aty pranë, prej ku janë hedhur njëra pas tjetrës.