Siç raporton agjencia “Naked Security” e rrjetit global Sophos, që zhvillon programe dhe mjete programuese faqja e Albania Pirate Group e cila kishte me shumë se 600 like, ndante fare hapur aksesin në Remote Desktop Protocol, një mënyrë që të gjithë të futeshin tek serveri i të dhënave, çka u jepte hakerave akses në sistemet kompjuterike dhe detajet bankare që mund të downloadoheshin nga të gjithë përdoruesit e Facebook, pavarësisht nëse i jepnin like faqes apo jo.
“Naked Security” shton se logoja e Albania Pirate Group ishte e ngjashme me atë të Kosova Hacker’s Group, i cili arriti të hyjë në serverat e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik të SHBA-ve muajin e kaluar. Mësohet se faqja Albania Pirate Group u mbyll nga Facebook brenda një ore, pasi një prej përdoruesve kishte njoftuar për ekzistencën e kësaj faqeje.