Pasi këndoi këngën “Dua të pi “, zbulon marrëdhënien e saj me alkoolin dhe meshkujt.
Ka menduar të shkaktojnë zhurmë me një këngë “house” dhe me një titull pa tabu “Do pi”, të shkruar nga Edlir Begolli në garën mes këngëtarëve në festivalin “Kënga Magjike”. Zajmina zbulon emocionet e kësaj gare dhe marrëdhënien e saj me alkoolin në jetë. Në këtë intervistë zbulon se si ndihet përballë paragjykimeve që i bëhen në muzikë dhe planeve për martesë.
I rikthehesh festivalit “Kënga Magjike” me një këngë shpërthyese me titull “Do pi”. Si lindi ideja për një këngë me shumë “alkool”?
Ishte krejtësisht e rastësishme kjo ide për një këngë të tillë. Mund të them që lindi gjatë krijimit të tekstit, ndërsa pamë që shkonte shumë me melodinë dhe idenë që kisha unë për këngën.
Te “E diela shqiptare” pohove se nuk e konsumon alkoolin në përditshmëri. Është e vërtetë?
Është e vërtetë, pra nuk jam njeri që e konsumoj alkoolin. Vetëm verë mund të pi në ndonjë drekë apo darkë dhe kaq.
Realisht e ke gjetur dashurinë e vërtetë dhe çfarë mund të zbulosh?
Nuk kam dëshirë të shprehem për jetën time private.
E si shumë vajza të ekranit të kemi parë të pozosh me fustan nusërie. Është martesa në planet e tua, po fëmijët?
Për momentin në planet e mia janë shkolla dhe projektet muzikore. Më vonë sigurisht që do mendoj edhe për familjen time të ardhshme.
Çfarë çmimi synon te “Kënga Magjike” me këngën tënde “house”?
Është ende herët për të folur për çmim, pasi ende nuk ka mbaruar faza e prezantimit të këngëve. Tani për tani mua më lumturon fakti që kënga është pritur mjaft mirë nga publiku.