26.10.12

Stramaccioni: Interi e ka detyrë të fitojë

Andrea Stramaccioni (Foto: Reuters)


Andrea Stramaccioni thotë se është “detyrim” i Interit të kërkojë sukses në Europa League pas fitores së vonshme ndaj Partizanit të Beogradit në takimin e mbrëmshëm.

“Interi është i fokusuar në këtë garë dhe është detyrë e jona të jemi në mesin e protagonistëve në Evropë dhe Itali. Ne filluam në rundin para-eliminator dhe duam të shkojmë deri në fund”.
“Në pjesën e parë ne vuajtëm me mënyrën se si ata e pasuan topin, nuk do ta mohoj. Por ne e dinim se ata ishin një ekip shumë teknik. Pas pauzës ishte një monolog i Interit dhe ne krijuam aq shumë raste për të shënuar”, ka thënë Stramaccioni.