3.10.12

Si t’i zgjasim qerpikët në mënyrë natyrale


Edhe pse ka zgjedhje të shumta të prodhimeve për kurimin e qerpikëve, nuk duhet të harrojmë “mjeshtëritë” e mira e të vjetra ne menyre natyrale.
Vaji i ullirit. Lyeni me vaj ulliri qerpikët nga rrënja deri në majë, lërini të veprojë vaji pesë minuta. Pastaj lani me ujë të vakët. Këtë veprim bëjeni një here  muaj dhe do të shihni që do t’ju rriten qerpikët.

Vazelina. Para se të flini gjumë lyeni qerpikët nga rrënja në tërë gjatësinë e tyre. Në mëngjes lani me ujë të vakët.
Vitamina E. Vitamina E është ndër më të mirat në pengimin e rënies së qerpikëve, të cilën do ta gjeni pothuajse në çdo farmaci. Përdoret në të njëjtën mënyrë si vazelina.