Titulli i te perditshmes "Marca": Ramos sfidon Mourinhon
I pakënaqur nga rendimenti i Ozil, portugezi vendosi në mesin e takimit të kritikonte ashpër në dhomat e zhveshjes gjermanin, të zëvendësuar pas intervalit.
Megjithatë, në një shenjë të qartë rebelimi, Ramos u vendos përkrah mesfushorit, duke zbritur në fushë me fanelën e tij, poshtë fanelës së vetë, siç dokumentoi fotografia e publikuar të martën në faqen e parë të së përditshmes sportive “Marca”.
Një gjest i tillë duket se nuk i ka pëlqyer fare Mourinhos, ndonëse Ramos u tregua i shpejtë për të korrigjuar gabimin, duke deklaruar në shtyp: “Mesut është një mik i mirë, por raporti me trajnerin mbetet i mirë, i sinqertë dhe i qartë. Është pa dyshim trajneri më i mirë”.
Vetë portugezi, nuk deshi të komentonte mbi incidentin. Nëse Ramos do të jetë i radhës që do të ulet në stol në ndeshjen e së mërkurës, përballë Ajaksit në Champions League, atëherë përgjigja e Mou do të ishte e qartë.