E gjithë pesha e trupit ra në krahun e majtë të qendërmbrojtësit duke dhënë një pamje të vështirë për tu parë. Lojtari doli menjëherë nga fusha për tu transferuar në spital.
Sipas ‘AS’, Puyol do të qëndrojë gjashtë javë jashtë fushave të lojës për shkak të këtij dëmtimi.
Ky është dëmtimi i tretë që pëson kapiteni i katalansve në këtë sezon. Puyol ishte rikthyer në formacionin e Barcelonës pas tre javë mungese dhe shpresonte të ishte i pranishëm në Klasiken ndaj Real Madridit që do të zhvillohet të dielën e 7 tetorit.