1.10.12

Nicole dëshiron më shumë kohë me Hamilton

Nicole Scherzinger


Nicole Scherzinger nuk do të jetë në gjendje që të kalojë aq shumë kohë me të dashurin e saj, Lewis Hamilton, për shkak të agjendave të tyre të ngjeshura kur bukuroshja do të jetë me qëndrim në Londër.

Këngëtarja ka shpresuar që të kalojë më shumë kohë me pilotin britanik të Formula 1, pasi ajo është angazhuar në X-Factorin britanik, por ajo pranon se edhe kësaj radhe agjendat janë pengesa kryesore.
“Unë do të dëshiroja të kaloj më shumë kohë me Lewis Hamilton. Të gjithë mendojnë se unë do të jem në gjendje që ta shoh më shumë në Londër, por fatkeqësisht emisionet ‘live’ dhe garat e tij janë në të njëjtën kohë. Ne bëjmë më të mirën. Sigurisht se është sfidë të jeni në vende të ndryshme me agjenda shumë të ngjeshura”, ka thënë Nicole.