Britanikja Ria Cooper ishte kryelajm në mediat e këtij vendi vitin e shkuar pasi u bë britanikja më e re që ndryshoi seks. Pas shumë lutjesh tek prindërit, në moshën 17 vjeçare, ai u bë femër.
Por pasi ka jetuar vetëm një vit si femër, tani ajo kërkon të ndryshojë sërish gjini, për tu bërë mashkull, pasi ka vuajtur shumë nga pikëpamja mendore gjatë kohës që ishte femër.
Madje ajo nuk e ka kryer të gjithë procesin e kthimit në femër, pasi ka ndaluar terapinë hormonale, që do lejonte rritjen e gjirit, duke thënë se ndryshimet e kishin bërë të palumtur.
Edhe pse iu nënshtrua një trajtimi psikologjik përpara se të bënte ndryshimin në gjini, Cooper e vuajti shumë kthimin në femër, sa tentoi vrasjen dy herë. “Hormonet më kanë bërë që të kem një humor të trazuar. Një minutë jam e lumtur, më pas jam e mërzitur”.
I lindur si mashkull me emrin Brad, Cooper nisi të vishej si femër kur ishte 12 vjeç dhe kur u bë 15 vjeç, nisi t’u lutej mjekëve që ta kthenin në femër.
Por ai nuk e përjetoi dot të qenit femër, madje thotë se edhe prostituoi për të zhdukur vetminë.
Tani pretendon se do ketë më shumë fat duke qenë një mashkull gej.
Mediat britanike thonë se të gjithë operacionet janë shpenzime që dalin nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit, me pak fjalë: para britanikësh.