1.10.12

Evolucioni i Apple i përmbledhur në një video


Apple mund të ketë pasur probleme në të kaluarën, dhe me atë më të fundit ka zemëruar shumë fansa, gjithsesi një gjë është e sigurtë: produktet e tyre përqëndrohen te jeta e personit falë natyrës së produkteve që sillen në treg.
Në qoftë se keni 4 minuta kohë të lirë dhe doni ta shikoni se si është transformuar Apple  ndër vite, duhet të shikoni këtë video të bërë nga një person i quajtur August Brandels.
Ky i fundit tregon në mënyrë kronologjike evolucionin e kompanisë. Pamjet për përgatitjen e videos janë marrë nga reklamat dhe videot e tjera promovuese të kompanisë.