26.10.12

Dalin foto nu-do te Megan Fox, aktorja: Hiqini, jane montazh!

Një foto-montazh nudo i Megan Fox ka ndezur “gjakrat” midis aktores dhe faqes satirike “Celebrity Jihad”. Për këtë arsye, aktorja i është drejtuar avokatëve, duke i urdhëruar të ngrenë padi kundër “Celebrity Jihad”. Në një letër të dërguar në redaksinë e faqes, kërkohet që të fshihet menjëherë kjo nudo integrale e Megan, sepse përndryshe gjithçka do të zgjidhet në gjyq.
Nga ana e vet, stafi i “Celebrity Jihad” ka dashur të japë versionin e vet: “Marrim pozicion nga shqetësimi i Megan Fox për imazhin e montuar, ndonëse realisht e kemi të vështirë të besojmë se një grua që ka bërë dy filma “Transformers”, duke nxjerrë në pah gjoksin e saj sa herë që përkulej, të ketë reputacionin e prishur nga një faqe satirike. Ne jemi një faqe satirike, që përmban thashetheme, spekulime, hipoteza, opinione dhe informacione, që mund të mos jenë të vërteta”. Faktikisht nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë: në të kaluarën, edhe Katy Perry u mor në shënjestër dhe u nxor në faqen e parë “siç e ka bërë nëna”.