Sipas një sondazhi, kjo e ndalon listën e mistereve, që aq shumë kërkojmë të zgjidhim.
Në vendin e dytë është kureshtja se kur do të gjendet një kurë për kancerin, pasuar nga vërtetetimi i ekzistencës së Zotit.
Shqetësime të tjera të sondazhit të kryer te 2,000 persona nga kanali televiziv Eden dhe nëse do të jetë i mundur udhëtimi në kohë.
10 PYETJET KRYESORE PA PËRGJIGJE
1. A jemi të vetmit në univers?
Shkencëtarët thonë se universi ka gjasa të përmbajë shumë sisteme planetare, ku kushtet janë të përshtatshme për evoluimin e jetës inteligjente. Megjithatë, mbase s’do të arrijmë kurrë nivelin teknologjik për të krijuar një kontakt me planete që janë me miliona vite dritë larg.
2. A do të ketë kurë për kancerin?
Shkalla e mbijetesës për forma të ndryshme kanceri po zhvillohen gjatë gjithë kohës me shumë mjekime të reja në tubacionin e kërkimeve. Edhe pse ka pak gjasa të ketë një kurim magjik, të shpejtë në të ardhmen e afërt, pacientët do të jetojnë më gjatë.
3. A ekziston Zoti?
S’ka asnjë provë empirike, shkencërisht të matshme për ekzistencën e Zotit.
4. Sa e madhe është hapësira?
Disa astronomë besojnë se s’ka kufizim në madhësinë e universit. Të tjerë thonë se që nga koha e Big Bang-ut ai është zgjeruar rreth 150 miliardë vite mespërmes.
5. Si dhe ku nisi jeta në Tokë?
Ka pasur një numër teorish, nga baktere të ndryshme, që hyjnë në lidhje simbioze, gjer te transmetimet e rrymave që kalojnë nga korja e Tokës.
6. A është i mundur udhëtimi në kohë?
Struktura e kohës në hapësirë përmban mënyra të shpejta të quajtura vrima depërtuese, që e bëjnë të mundur teorikisht udhëtimin në kohë. Megjithatë, vrimat depërtuese janë të paqëndrueshme dhe për të hapur një të tillë kërkohet një gravitet i madh, ekzistenca e të cilit akoma nuk është konfirmuar.
7. A do ta kolonizojmë ndonjëherë hapësirën?
Ndoshta. Disa thonë se duhet të mendojmë seriozisht për krijimin e kolonive diku tjetër në sistemin tonë diellor, në rast se kushtet në Tokë bëhen të pamundura.
8. Çfarë do ta zëvendësojë naftën dhe kur?
Burimet alternative të energjisë janë të disponueshme, por duhet të jenë më efikase dhe të përmbushin kërkesat që të zëvendësojnë naftën. Në nanoteknologji ka përparime, që mund të jenë përgjigjja e kësaj çështjeje.
9. Si do të mbarojë universi?
Teoritë thonë se universi do të ndalojë zgjerimin dhe do të përmbyset vetëvetiu, se do të bëhet më i ftohtë me zgjerimin, gjersa të arrijë zeron absolute dhe se energjia e zezë, më në fund do të mposhtë gravitetin.
10. Sa mund të zgjatet jetëgjatësia e njeriut?
Eksperimentet e zgjatjes së jetës te minjtë kanë bindur disa shkencëtarë se njerëzit mund të jetojnë përtej 100 vjetorit të tyre.