Shpallet fajtor. Kapiteni i Chelseat, John Terry, është përjashtuar për katër ndeshje dhe është ndëshkuar me 220 mijë funte pasi është shpallur fajtor nga Federata Angleze e Futbollit për abuzim racial ndaj mbrojtësit të QPR, Anton Ferdinand.Terry ishte shfajësuar për abuzim të Ferdinand nga Gjykata e Westminster Magistrates në korrik, pasi prokuroria nuk ishte në gjendje të dëshmojë se ai e kishte quajtur Ferdinand “p*** i zi i shk***” në formë fyese.
Terry është gjykuar se ka përdorur “fjalë dhe/ose sjellje abuzuese dhe/ose fyese” ndaj Ferdinand që kishin përfshirë “referencë ndaj origjinës etnike dhe/ose ngjyrës dhe/ose racës” gjatë disfatës 1—0 të Chelseat në Ligën Premier në stadiumin Loftus Road më 23 tetor të vitit 2011.