27.9.12

Njeriu që hakon Kinectin për të ndihmuar nënën e tij


Njeriu që hakon Kinectin për të ndihmuar nënën e tij
Janë bërë 12 vjet që kur nëna e Chad Ruble përjetoi një sulm që çoi në afazi, që është një çrregullim që ndikon në procesin e gjuhës por jo të inteligjencës.
Shumica e një milionë amerikanëve që e përjetojnë këtë çrregullim, sipas Shoqatës Kombëtare të Afazisë, kanë probleme edhe në shkrim edhe me lexim dhe kështu nëna e Chadit, Lindy, nuk ishte në gjendje që të njihte tekstin dhe kështu edhe një tastierë.
Kështu Chat bëri çfarë ndonjë djalë që është entuziast i kompjuterit duhet të bëjë: ai hakoi një Kinect për ta ndihmuar nënën e tij. Pas dizajnimit të një pikësoreje virtuale të emocioneve (e lumtur, e mërzitur, e uritur, e lodhur, etj.), prej të cilave secila më tej mund të cilësohet edhe në bazë të sasisë (e shprehur si fuqi e sinjalit – një, dy, tre, ose katër shirita), Chadi tha që pastaj iu kthye Kinectit, disa kodeve për njohje të gjestikulacioneve dhe librarinë e thjeshtë OpenNI për përpunim për të ndjekur pozitën e dorës së nënës së tij. Një butoni me shigjetë të gjelbër dërgon e-mailin dhe një X i kuq rifillon ekranin.
Hakimi është mjaft i fuqishëm dhe veçoritë në këtë pikë janë relativisht të papërpunuara, por që nuk e bën buzëqeshjen e nënës së tij më pak të fuqishme kur ajo e përdor atë.
Chadi shkruan në blogun e tij që ai planifkon të përdorë bordet e tjera dhe faqet “për një shumëllojshmëri të porosive” gjatë mirëmbajtjes së “një ndërfaqeje super të thjeshtë” për nënën e tij dhe ai mund të përfshijë po ashtu mundësinë për të kapur dhe dërguar një fotografi të vetes në vend se të mbështetet në avatarët me emocione të përgjithshme.
“Ende” shkruan ai, “është e qartë që nëna është e lumtur me rezultatin”.